Brikena ka bërë një deklaratë të fortë brenda shtëpisë së Big Brother, duke treguar hapur se kë sheh si fitues të këtij edicioni.
Gjatë një sfide ku banorët duhej të thoshin me radhë se kush mendonin se do ta fitonte Big Brother (pa përfshirë veten), erdhi radha e Brikenës, e cila surprizoi me përgjigjen e saj.
Ajo u shpreh se, sipas saj, Big Brother “nuk duhet” ta fitojë Mateo, por megjithatë është e bindur se ai do të jetë fituesi i këtij edicioni.
Brikena theksoi se Mateo ka treguar një qëndrueshmëri të madhe, sidomos në raportin e tyre, duke e cilësuar si një djalë të sinqertë dhe jo manipulues, ndryshe nga disa banorë të tjerë që, sipas saj, po përpiqen të fitojnë përmes lojërave dhe mashtrimeve.
Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta dhe pritet të ndikojë në dinamikat e lojës në vijim.
