Pas përhapjes së një lajmi që u bë viral në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola kishte bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën e Mateos, ka ardhur edhe reagimi i tij zyrtar.
Familjarët e Mateos, të shqetësuar nga ajo që po qarkullonte online, e kanë kontaktuar drejtpërdrejt për të mësuar nëse deklarata ishte reale apo e fabrikuar.


Në përgjigjen e tij, Artani ka qenë i qartë: lajmi në fjalë është i manipuluar dhe nuk përfaqëson një deklaratë të bërë prej tij. Ai thekson se materiali është shpërndarë si i tillë dhe nuk është një postim apo qëndrim i drejtpërdrejtë nga ana e tij.
Madje, sipas tij, edhe vetë përmbajtja e postimit e tregon këtë, pasi në krye të tij shkruhet “Ja filluan dhe manipulimet”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një keqinterpretim apo deformim të qëllimshëm të informacionit.
Ky reagim vjen në një moment kur tensionet dhe debatet rreth situatës së fundit janë rritur ndjeshëm, ndërsa publiku mbetet i ndarë mes asaj që është e vërtetë dhe asaj që qarkullon si thashethem në rrjet.
