Monday, March 23, 2026
HomeALBSali Berisha goditet në fytyrë, Flamur Noka iu hakërrehet efektivëve: Do ta...

Sali Berisha goditet në fytyrë, Flamur Noka iu hakërrehet efektivëve: Do ta paguani…

Ish-kryeministir Sali Berisha mbeti i lënduar mbrëmjen e djeshme gjate protestes se opozites. Si pasojë e gazit lotsjellës të hedhur në zonë, lideri i opozitës nuk u ndje mirë dhe u pa me shenja në fytyrë.

Pas incidentit, deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Xhelal Mziu dhe Luçiano Boçi, së bashku me mbështetës të tjerë, u përfshinë në përplasje me efektivët e policisë.

Efektivët u kanë kërkuar protestuesve të largohen nga zona, por situata është përshkallëzuar më tej, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet verbale me efektivët. Deputetët i kanë cilësuar efektivët si “ushtarë” dhe “mercenarë”, duke i akuzuar për përdorim të qëllimshëm të dhunës.

Ka qenë Flamur Noka ai i cili iu është drejtuar duke i thënë se kanë qenë të urdhëruar për të qëlluar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Keni marrë urdhër të sulmoni liderin e opozitës! Do ta paguani shtrenjtë! Nuk jeni shërbëtorë të ligjit, jeni mercenarë të krimit të organizuar! Largojini policët, tërhiqini që këtu!”, tha Noka.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments