Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës një ditë më parë, duke dënuar dhunën që siç thuhet ‘është e papranueshme’.
Ambasada thekson se protestat janë e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike, por ato ‘nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve’.
Ambasada thotë se inkurajon partitë politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna.
“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, thuhet në reagim.
