Sunday, March 22, 2026
HomeALBE papritur nga Brikena: Flet hapur për nominimin e fortë

E papritur nga Brikena: Flet hapur për nominimin e fortë

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP po rriten teksa afrohet eliminimi i së martës, ku në nominim përballen Mateo dhe Stenaldo.

Gjatë një bisede, Brikena Selmani ka shprehur bindjen e saj të plotë se Mateo do ta fitojë këtë përballje, duke theksuar se ai është shumë i fortë në lojë dhe i mbështetur nga publiku.

“Mateo nuk ka shanse me dalë, kurrë,” është shprehur ajo, duke treguar siguri të madhe për rezultatin e nominimit.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta, pasi në këtë nominim përballen dy nga banorët më të komentuar të momentit. Nga njëra anë Mateo, i përfshirë në situata dhe dinamika të forta në shtëpi, dhe nga ana tjetër Stenaldo, i cili ka fituar simpatinë e publikut për historinë e tij dhe qëndrimin e qetë.

Publiku tashmë është i ndarë dhe gara pritet të jetë shumë e fortë, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të largohet përfundimisht nga shtëpia këtë të martë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments