Një moment emocionues është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Mateo ka marrë një mesazh mbështetjeje nga fansat përmes një droni.
Në banderolën që fluturonte mbi shtëpi shkruhej:
“Mateo nuk ka bërë asgjë të keqe, asgjë gabim. Edhe Brikena të do ty fort, por ka ende frikë. Mos u dorëzoni, jemi me ju deri në fund. #Briteo ❤️”

Ky mesazh duket se vjen në një moment delikat për Mateon, pas tensioneve dhe situatave të fundit me Brikenën, që kanë krijuar diskutime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.
Banorët e tjerë reaguan menjëherë, ndërsa vetë Mateo u duk i prekur nga mbështetja, duke reflektuar mbi raportin e tij me Brikenën.
Ndërkohë, në rrjetet sociale fansat janë ndarë në dy kampe: ata që mbështesin çiftin dhe besojnë se marrëdhënia e tyre duhet të vazhdojë, dhe të tjerë që mendojnë se situata mes tyre është ende e paqartë.
A do të ndikojë ky mesazh në afrimin e tyre? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim…
