Saturday, March 21, 2026
HomeALBNjë burrë i merr jetën vëllait, i dyshuari është ish-futbollisti i njohur

Një burrë i merr jetën vëllait, i dyshuari është ish-futbollisti i njohur

Konflikti mes vëllezërve përfundon në tragjedi në Kosovë – detajet e para nga ngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Klinë, ku një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me humbjen e jetës së njërit prej tyre.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 15:10 është raportuar një përplasje mes dy personave që dyshohet se janë vëllezër. Gjatë konfliktit, njëri prej tyre dyshohet se ka përdorur armë ndaj tjetrit, duke e lënë të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa, i plagosur është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë, dhe tri gëzhoja, ndërsa është arrestuar një person”, tha policia lokale.

Viktima Faruk Isufi, është transportuar fillimisht në emergjencën e Klinës dhe më pas në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtejshëm.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore, ai ka ndërruar jetë pak para se të nisej drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se njësitet policore dhe Prokuroria kanë dalë në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri Faruk Isufi nga Klina ka nderruar jetë teksa i dyshuar për vrasjen e tij është vëllai i Farukut, Jetmiri, raportojnë mediat lokale.

Jetmiri, ish-futbollist i ekipit KF Dukagjini, dyshohet se shtiu disa herë me armë në drejtim të vellait, pas një mosmarrëveshjeje verbale që patën ndërmjet tyre.

Autor i dyshuar është Jetmir Isufi, raporton noa.al.

Personi që dyshohet se vrau vëllain në Klinë ishte futbollist i KF Dukagjinit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments