Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, sulmoi edhe opozitën, duke thënë se negociatat me BE-në nuk kanë të ndalur.
Sipas Ramës, raporti i KE për Shqipërinë është i shkëlqyer dhe se nuk ka “mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel”, duke iu referuar opozitës, që e ndal këtë rrugëtim.
“Kjo, përtej farsës ka nevojë të thuhet njerëzve: e vërteta e thjeshtë fare është që negociatat me BE-në nuk kanë ndalur për asnjë sekondë. T’u thuhet që raporti i KE për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë. T’u thuhet shqiptarëve që ne negociatat me BE-në do t’i mbyllim brenda mandatit tonë. Duan apo nuk duan ata që nuk duan, ne negociatat me BE do t’i mbyllim brenda mandatit tonë. Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin që na ndal ne në këtë proces, s’ka mërgatë qyqesh në Bruksel që na ndal. Ata që i grabitën Shqipërisë kohën ta vazhdojnë të grabisin, ndërkohë që janë qindra njerëz në administratën tonë publike që punojnë përditë për çdo kapitull të negociatave dhe marrin vetëm vlerësime pozitive”, u shpreh Rama.
