Saturday, March 21, 2026
HomeALBFOTO/ Ish-banorja e BBVK poston fotografinë me shami: Urime për ditët e...

FOTO/ Ish-banorja e BBVK poston fotografinë me shami: Urime për ditët e agjërimit

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, është rikthyer së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një postim në Instagram, ku shfaqet brenda një xhamie, e mbuluar me shami.

Postimin e ka shoqëruar me një mesazh urimi për Fitër Bajramin, duke shkruar: “Urime për ditët e agjërimit. Në këtë rrugëtim të përmbajtjes, durimit dhe përkushtimit, uroj që çdo sakrificë e juaja të jetë pranuar me mëshirë dhe të jetë kthyer në dritë për shpirtin tuaj. Le të jenë këto ditë një pastrim i thellë i zemrës, një ngritje e heshtur drejt më të mirës dhe një afrim i sinqertë me Krijuesin.

Qoftë çdo lutje e juaja e dëgjuar, çdo qëllim i pastër i bekuar dhe çdo hap i jetës tuaj i udhëhequr nga paqja, urtësia dhe begatia hyjnore.”

Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje kanë qenë komentet e ndjekësve, të cilët kanë ngritur dyshime mbi vërtetësinë e fotove.

Disa prej tyre janë shprehur se fotot mund të jetë krijuar me inteligjencë artificiale, ndërsa të tjerë kanë theksuar se postimi nuk ngjan me të.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, Alba kishte shprehur publikisht dëshirën për t’u mbuluar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments