Saturday, March 21, 2026
HomeALBI thamë që po na çon në rrugën e gabuar”/ E zbulon...

I thamë që po na çon në rrugën e gabuar”/ E zbulon Korreshi: Deputetët e PD i dolën kundër Berishës

Deputeti Saimir Korreshi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe zgjedhjet për kreun e kësaj force politike që do të mbahen në 23 maj.

Korreshi ka deklaruar se ka pasur disa episode kur grupi ka dalë kundër propozimeve të Berishës.

Por deputeti demokrat përmendi vetëm propozimin për bojkot të komisionit të Reformës Territoriale.

Patjetër që ka pakënaqësi ndaj kryetarit ne nuk jemi në diktaturë. Ka kontestim në vendime të caktuara. U artikulua në mbledhje që u mbështet edhe nga Berisha që nuk do të hynim në komisionin e Reformës Territoriale, por grupi u ngrit i gjithi pati kurajën dhe tha kjo po na çon në rrugën e gabuar. I thamë ose do t’i bojkotojmë të gjitha ose asnjë. Berisha atëherë tha po”, tha Korreshi.

Sa i përket zgjedhjet brenda PD-së, Korreshi theksoi se kreu i ri i partisë duhet të jetë një person që ka mbështetje në bazë dhe që është i provuar në pushtet.

Isha për ndryshim nuk isha rreshtuar krah Berishës. Të gjithë e mbani mend. Kur ndodhën gjërat brenda partisë, dhe shihej se rikthimi i PD ndodhte për të marrë lekët e KQZ dukej absurde se çfarë po ndodhte. Kreu i PD nuk mund të bëhet me emërim sepse do vijë një ditë të përballesh me votat. 23 maji është i hapur, ky është momenti, pavarësisht se unë them në moment lufte nuk bëhen zgjedhje. Jemi në “luftë” dhe protesta dhe bëjmë zgjedhje“, deklaroi ai.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments