Një nga momentet më të komentuar të ditëve të fundit ka qenë puthja që Mateo i dha Brikenës brenda shtëpisë së Big Brother, e cila ka ndezur rrjetin me reagime të shumta.
Pas gjithë zhurmës në media dhe komenteve të forta në rrjetet sociale, ka ardhur edhe reagimi i familjes së Brikenës. Në një deklaratë publike, ata theksojnë se situata nuk duhet dramatizuar dhe se reagimi i saj ishte krejtësisht normal.
“Ajo që u pa nuk është dramë, por një reagim i natyrshëm. Çdo vajzë mund të ndihet në siklet në një moment të tillë dhe të reagojë emocionalisht, sidomos kur gjithçka ndodh nën presionin e kamerave,” thuhet në reagim.
Familja shton se Brikena nuk ka pasur më parë eksperienca të tilla në publik, ndaj edhe situata mund të ketë qenë më e ngarkuar emocionalisht për të. Ata theksojnë gjithashtu se izolimi për një kohë të gjatë dhe vëzhgimi i vazhdueshëm vetëm sa e rrisin këtë presion.

Një tjetër pikë e rëndësishme në reagim është mbrojtja ndaj Mateos. Sipas tyre, ai nuk ka treguar sjellje të papërshtatshme apo të dhunshme, duke i cilësuar disa interpretime në rrjet si të padrejta dhe të ekzagjeruara.
“Kjo është thjesht një situatë mes dy të rinjve që po përjetojnë emocione në një ambient jo normal,” thuhet më tej.
Në fund, familja bën thirrje për më shumë mirëkuptim dhe më pak paragjykim nga publiku.
