E shtuna e kësaj jave, mesa duket, nuk do të jetë pushim për socialistët. Në mesazhin e dërguar këtë të martë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare është thirrur mbledhja e radhës këtë të shtunë në orën 10:00 në Durrës.
Asamblenë kryesocialisti Edi Rama e njoftoi në mbledhjen e fundit të kryesisë së PS-së, ku sipas tij, tani gjithë fokusi do të jetë në agjendën për organizimin e brendshëm të saj.
Rama i ka kërkuar socialistëve të ndërmarrin një dialog me strukturat dhe të jenë gati për zgjedhjet e brendshme në nivel organizatash.
Nga burimet e “Euronews Albania”, mësohet se fjala hapëse në Asamblenë e së shtunës do të jetë nga Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa fjala e radhës do të jetë nga Kryesocialisti dhe njëkohësisht Kryeministri Edi Rama.
