Friday, March 20, 2026
HomeALBRama jep lajmin: Ndryshon hyrja kryesore në qytetin e…

Rama jep lajmin: Ndryshon hyrja kryesore në qytetin e…

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se punimet në Bahçallëk, një nga nyjet kryesore të hyrjes në qytetin e Shkodrës, po vijojnë, teksa e ka konsideruar një ndërhyrje që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Projekti lidhet me ndërtimin e rrugës së re në segmentin kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut. Ndërhyrja parashikon zgjerimin e rrugës ekzistuese në një aks rreth 1.6 km, si edhe dublimin e Urës së Bahçallëkut me një urë të re paralele rreth 180 m.

Projekti përfshin dy korsi kalimi në secilin drejtim, ndarje të gjelbëruar në mes të aksit, trotuare dhe ndriçim rrugor, duke e përshtatur zonën me elemente urbane pasi kjo hyrje e qytetit është edhe zonë e banuar.

Sipas projektit, ura e re do të shërbejë për trafikun që lëviz në drejtim të Tiranës, ndërsa ura ekzistuese do të përdoret për automjetet që hyjnë drejt Shkodrës. Projekti ka një vlerë prej 8.4 mln euro, pa TVSH.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments