Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të enjte emërimin e Anisa Rusetit në postin e zv.ministres së Brendshme. Vendimi është marrë ditën e sotme gjatë mbledhjes së radhë së qeverisë, duke i besuar Rusetit një rol të rëndësishëm në strukturat drejtuese të Ministrisë së Brendshme.
Gjatë mandatit të parë të kryebashkiakut Erion Veliaj, Ruseti mbajti detyrën e drejtoreshës për Kreditë e Buta, një rol kyç në politikat socialise dhe të strehimit.
Më pas, në mandatin e dytë të Veliajt, Ruseti u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, ku kontribuoi në drejtimin dhe koordinimin e një sërë projektesh dhe politikash vendore.
