Thursday, March 19, 2026
HomeALBDyshohet se vendosi tritolin në makinën e efektivit të krimeve, gjykata e...

Dyshohet se vendosi tritolin në makinën e efektivit të krimeve, gjykata e Lezhës liron nga qelia autorin e dyshuar!

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 32-vjeçarin Fatjon Rrika, i cili u arrestua si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e agjentit të krimeve, Gentjan Gjeta.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, ku shpërthimi shkaktoi dëme materiale.

Burime bëjnë me dije se, ashtu si gjatë momentit të arrestimit, edhe gjatë seancës gjyqësore, 32-vjeçari nuk ka pranuar të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments