Thursday, March 19, 2026
HomeALBShqiptarja që po bën histori në Microsoft, Drena Kusari merr post drejtues

Shqiptarja që po bën histori në Microsoft, Drena Kusari merr post drejtues

Një shqiptare është emëruar në një nga postet më të larta në Microsoft. Ajo është Drena Kusari, eksperte në industrinë globale të teknologjisë. Ky lajm është bërë me dije përmes saj, me anë të një postimi në rrjetin LinkedIn.

Përmes këtij postimi Kusari është shprehur se ndihet e lumtur që po fillon një pozitë të re si Corporate Vice President dhe General Manager në Microsoft.

“Jam e lumtur të ndaj se po filloj një pozitë të re si Corporate Vice President dhe General Manager në Microsoft!”, ka shkruar Kusari në njoftimin e saj.

Por kush është Drena Kusari?

Drena Kusari lindur dhe është rritur në Gjakovë. Në vitin 1999 ajo është shpërngulur në SHBA, ku dhe ka përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë.

Ajo ka diplomuar në Ekonomi dhe Diplomaci në Occidental College në SHBA. Gjithashtu marrë MBA nga Harvard Business School. Rrugëtimin profesional e ka nisur si punonjëse terreni për organizatën Save the Children menjëherë pas luftës.

Më pas ajo ka punuar për dia kompani të tjera si Goldman Sachs si analiste financiare, McKinsey & Company si konsulente strategjie, për kompaninë Fortune 500, pastaj në Lyft ku ishte General Manager për rajonin Southwest dhe Hawaii. Kjo duke u bërë kështu edhe gruaja e parë që drejtoi këtë rajon në kompani.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments