Ish banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Joz Marku ka shënuar 30-vjetorin e lindjes me një festë të organizuar në rreth të ngushtë, duke mbledhur pranë tij miq dhe persona të afërt. Atmosfera e mbrëmjes është karakterizuar nga muzikë, energji dhe spektakël fishekzjarresh, ndërsa momente nga festa janë ndarë në rrjetet sociale nga të pranishmit, te cilat u ndane edhe ne rrjetet sociale.
Mes tyre ishte edhe partnerja e tij, Xhoana Toshi, e cila publikoi disa fotografi krah Jozit në Instagram, duke e shoqëruar postimin me një mesazh të ndjerë.
Disa njerëz thjesht e bëjnë jetën më të bukur. Jam vërtet mirënjohëse për ty! Të uroj gjithë lumturinë që meriton @joz_marku!”, shkroi ajo në dedikimin e saj.




Festimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke reflektuar një moment të rëndësishëm personal për Joz Markun, i cili e ndau këtë ditë të veçantë me njerëzit më të afërt. Kujtojme se teksa ishte pjese e ‘Big Brother VIP Albania’, Jozi krijoi romance me Loredana Bratin, mirepo perfundoi e gjitha brenda reality show. Pas BBVA, secili prej tyre u fokusua ne angazhimet personale, Loredana si influencer ne rrjetet sociale, per pak kohe edhe ne televizion, ndersa Jozi eshte fokusuar ne karrieren e tij muzikore.
