Të martën mbrëma, rrugëtimi i DJ Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mori fund pas eliminimit të tij nga gara, duke lënë pas një dinamikë të fortë dhe shumë diskutime në rrjet.
Por ndryshe nga shumica e ish-banorëve që qëndrojnë në Tiranë për intervistat e para pas daljes, Gimbo bëri një zgjedhje të papritur: u nis menjëherë drejt Kosovës.
Ky vendim i menjëhershëm u bë shkak për një valë spekulimesh në rrjetet sociale. Gjatë orëve të fundit, u përhap me shpejtësi lajmi se ai ishte ndaluar nga autoritetet sapo kishte hyrë në territorin e Kosovës, duke shkaktuar shqetësim tek ndjekësit.
Megjithatë, e vërteta rezulton krejt ndryshe nga ajo që u përfol online.

E vetmja pjesë e saktë e këtyre zërave ishte fakti që ai është nisur drejt Prishtinës. Përtej kësaj, nuk ka asnjë problem ligjor dhe Gimbo është plotësisht i lirë.
Madje, gjithçka është konfirmuar edhe nga një imazh i publikuar së fundmi, ku ai shihet i qeshur dhe në gjendje shumë të mirë, në shoqërinë e biznesmenit Rrahim Pacolli.
Të dy janë fotografuar në restorantin “Arbëresh” në Prishtinë, duke hedhur poshtë përfundimisht çdo aludim për ndonjë ndalim apo incident pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania.
Ky zhvillim ka qetësuar fansat, ndërsa tregon edhe një herë se jo çdo informacion që qarkullon në rrjet është i vërtetë
