Zonat malore të juglindjes së vendit mëngjesin e sotëm janë përfshirë nga reshje dëbore, reshje që kanë qenë të dendura në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës.
Trashësia e dëborës në Dardhë ka shkuar deri në 10 cm ndërsa në aksin rrugor Shtyllë – Qafë Mashkullore, trashësia ka shkuar deri në 15-20 cm
Dëborë gjatë orëve të fundit ka patur edhe në fshatrat e Devollit të Sipërm si dhe në zonat e tjera malore të qarkut të Korçës.


Deri tani nuk raportohen probleme sa i përket qarkullimit ndërsa autoritetet kërkojnë drejtuesve të mjeteve që duan të kalojnë fundjavën në këto fshatra, të jenë të pajisur me goma dimërore.
Firmat kontraktore kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve, duke bërë të mundur qarkullimin normal të mjeteve.
