Një përplasje e ashpër ka ndodhur pasditen e sotme mes ish-deputetit Lefter Maliqi dhe avokatit Spartak Ngjela.
Në një intervistë të dhënë për Report.Tv dyshja debatoi ashpër pasi shfaqën qëndrime të ndryshme politike.
Debati mes tyre degradoi deir në ofendime pas momentit kur Ngjela u shpreh se ish-kryeministrit Sali Berisha i ka mbaruar me kohë rrugëtimi politik.
“PD është në krizë zotëri, nuk fiton dot gjë. Kush është kriza e PD-së? Saliu. Si mund të fitojë një njeri që është non grata në Amerikë?” tha Ngjela.
Nga kjo deklaratë Maliqi u irritua dhe u kundërpërgjigj duke i thënë avokatit se e kishte çështje personale me kreun e PD-së, ndërsa e cilësoi këtë të fundit avokat të dështuar dhje një plak të rrudhur.
“Boll ore ik fli gjumë atje. Merr një arkivol atje dhe ik se për atë punë je. Je në arkivol politik. Nuk gjykon dot as Metën dhe as Berishën. Ti je një plak i rrudhur dhe avokat i dështuar”, iu kundërpërgjigj Maliqi.
