Ka përfunduar në tragjedi aksidenti rrugor i regjistruar mesditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas.
Një prej të plagosurve, 45-vjeçari Krenar Çekici, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.
Viktima, i cili shërbente si efektiv i policisë në burgun e Drenovës, ishte mes personave të transportuar me urgjencë pas përplasjes së fortë mes dy automjeteve.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku po verifikohen edhe dyshimet paraprake se një prej drejtuesve të mjeteve mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.”
