Një diskutim mes banorëve në “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar tensione pasi Artani zgjodhi të përdorte një frazë nga filmi i njohur shqiptar, “Vdekja e kalit”.
Gjatë bisedës në grup, në të cilin ishte e pranishme edhe Brikena, ai deklaroi me ironi:
“Vdekja e kalit, vdekja e kalit kur i tha ‘Bushtra, desh të më provokonte’. E keni parë filmin?”
Kjo fjali shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Brikenës, e cila i kërkoi shpjegime rreth qëllimit të këtij citimi: “Qysh? Çfarë ka lidhje kjo ‘Bushtra desh të më provokonte?”
Incidenti nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të shtëpisë. Familjarët e Brikenës, të cilët kanë nën menaxhim profilet e saj në rrjetet sociale, e kanë dënuar ashpër këtë moment.
Përmes një reagimi në Instagram, ku kanë shpërndarë edhe videon e ngjarjes, ata e konsideruan gjuhën e përdorur si ofenduese dhe kërkuan ndërhyrjen e formatit:
“Loja ka limite, por edukata është detyrim! Është e turpshme që një banor përdor krahasime me filma për të ofenduar Brikenën me termin ‘B*****’ (e dihet shumë mirë çfarë nënkupton ajo fjalë në atë film). Mosha nuk është asnjëherë arsyetim për të cenuar dinjitetin e një vajze në ekran kombëtar. Familja dhe ne si menaxhim i Brikenës jemi të shokuar nga kjo gjuhë dhe presim reagim nga produksioni. Nuk do të lejojmë asnjë lloj bullizimi ndaj saj!”
Theksojmë se gjuha e përdorur dhe kufijtë e etikës në bashkëjetesën brenda “Big Brother” mbeten një temë e ndjeshme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një qëndrim zyrtar nga ana e produksionit pas thirrjes publike të familjes.
