
Debatet e ashpra dhe mospërputhjet e mendimeve mes dy opinionistëve, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, janë kthyer tashmë në një “traditë” të çdo spektakli “Prime” në “Big Brother VIP Albania 5”.
Duket se ata e kanë shumë të vështirë të gjejnë gjuhën e përbashkët për dinamikat e shtëpisë, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re as nga publiku dhe as nga personazhet e njohur.
Së fundmi, ka qenë aktori i njohur Julian Deda ai që ka vendosur të japë “shpjegimin” e tij për këtë situatë, duke mos i kursyer aspak notat e theksuara të humorit dhe ironisë.
Përmes një postimi në Instastory, ish-banori i BBV3 ka treguar se shumë ndjekës e pyesin vazhdimisht se pse ndodhin këto përplasje të vazhdueshme mes dyshes në karriget e opinionistëve.
Sipas tij, arsyeja e këtij moskuptimi është shumë e thjeshtë: ata po shohin dy formate krejtësisht të ndryshme!
“Sepse Arbri flet për Big Brother VIP Albania 5, ndërsa Monika flet për Big Brother Lituania..!” – ka shkruar aktori në postimin e tij.

