Wednesday, March 18, 2026
HomeALBVIDEO/ Për ju që e humbët: Ç’ndodhi në studio mes Ledionit dhe...

VIDEO/ Për ju që e humbët: Ç’ndodhi në studio mes Ledionit dhe Monikës?

Spektakli i mbrëmshëm i “Big Brother VIP Albania” nuk ka kaluar pa momente epike, jo vetëm nga dinamikat e tensionuara brenda shtëpisë, por edhe nga ajo çfarë ndodhi në vetë studion e programit.

Një nga momentet që po bën xhiron e rrjetit dhe ka shkaktuar shumë humor tek ndjekësit, ka qenë pikërisht një skenë mjaft e papritur dhe spontane mes moderatorit Ledion Liço dhe opinionistes Monika Kryemadhi.

Gjatë analizave për marrëdhëniet mes banorëve, vëmendja u ndal tek raporti i komentuar dhe shpesh i njëanshëm mes Mateos dhe Brikenës.

Për t’i dhënë pak ngjyra komike situatës dhe për t’i demonstruar publikut se si duken ndërveprimet e tyre të sikletshme në shtëpi, Ledioni dhe Monika kanë lënë karriget e tyre.

Dyshja ka imituar me sportivitet, humor dhe pak doza ironie përqafimin e famshëm mes dy banorëve, duke u shtrënguar fiks në të njëjtën mënyrë të akullt dhe të ngurtë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments