Mbrëmja e sotme pritet të sjellë një tjetër surprizë të madhe në shtëpinë e Big Brother VIP. Sipas burimeve dhe aludimeve që po qarkullojnë në rrjet, banori që do të lërë shtëpinë është Gimbo.
Por historia nuk mbaron këtu…
Flitet se ai mund të rikthehet menjëherë në lojë me një “biletë kthimi”, duke ndryshuar totalisht rrjedhën e lojës. Kjo skemë ka ndezur rrjetin dhe ka ngritur shumë pikëpyetje mes fansave.
Ndërkohë, Brikena ka bërë një deklaratë të fortë: nëse ajo eliminohet dhe i jepet mundësia për t’u rikthyer, ajo nuk do të pranojë të kthehet më në shtëpi. Një qëndrim që mund të ndikojë direkt në dinamikat e lojës.
Ndryshe nga ajo, në rastin e Gimpos situata duket krejt tjetër dhe rikthimi i tij shihet si shumë i mundshëm.
A do të ndodhë vërtet kjo apo është thjesht një tjetër “lojë” e produksionit për të rritur tensionin?
Sot në mbrëmje pritet gjithçka… 🔥
