Monday, March 16, 2026
HomeALBShpërthen Miri ndaj Artanit: “Për kokë të gocës po e preke ushqimin...

Shpërthen Miri ndaj Artanit: “Për kokë të gocës po e preke ushqimin dal nga shtëpia!” – Selina futet në mes (VIDEO)

Një moment i tensionuar është regjistruar në shtëpinë e spektaklit, ku Miri është acaruar fort ndaj Artanit për shkak të ushqimit. Situata u ndez kur Artani tentoi të prekte përsëri ushqimin, gjë që e revoltoi Mirin.

I nervozuar, Miri iu drejtua Artanit me tone të ashpra duke i thënë: “Për kokë të gocës, po e preke ushqimin unë dal direkt nga shtëpia!”, ndërsa në shenjë zemërimi goditi edhe tavolinën.

Pavarësisht paralajmërimit, Artani u duk se po tentonte sërish të afrohej te ushqimi, moment që u dëgjua edhe nga Selina, e cila vendosi të ndërhyjë menjëherë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Ajo u fut mes tyre dhe iu drejtua Artanit me fjalën “Mos!”, duke tentuar të qetësojë konfliktin. Pas ndërhyrjes së saj, Artani u tërhoq dhe situata u qetësua.

Megjithatë, ndërhyrja e Selinës ka ngritur edhe pikëpyetje te publiku: Pse vendosi ajo të futet në mes? A ishte për të shmangur një debat më të madh, apo sepse pa Mirin loja në shtëpi nuk do të ishte më e njëjtë?

Pamjet e këtij momenti po bëjnë xhiron në rrjet dhe kanë hapur diskutime të shumta mes ndjekësve të spektaklit. Shikoni videon dhe gjykoni vetë se çfarë ndodhi në të vërtetë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments