Nata e Kadrit konsiderohet si nata më e shenjtë e vitit për myslimanët dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Për këtë arsye numri i personave që agjërojnë sot është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.
Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë ditën e Kadrit.
Imami Elton Karaj ishte i ftuar në emisionin Mes’dritë në Vizion Plus, ku shpjegoi benefitet e Natës së Kadrit dhe shenjat që mund të arrihen të kuptohen në këtë ditë të rëndësishme.
“Ne shpresojmë që besimtarët që janë përpjekur në këto 10 netëshit e fundit ta kenë arritur atë. Misteri e bën më tërheqëse, por edhe besimtarin më të angazhuar. Në fenë Islame nuk ka që të bësh një të mirë në një ditë dhe shpëton nga gjërat që ke bërë gjatë vitit. Agjerimi është 30 ditë, nuk është një natë apo një ccast. Këtë natë e ka lënë të fshehur,a shtu si edhe gjëra të tjera që besimtari ti kërkojë dhe ti gjejë.
Nata e Kadrit është i fshehur në 10 netëshit e fundit. Ideja është që Nata e Kadrit shëtit çdo vit. Ajo është në netët teke. Ajo natë ka disa shenja që dallohet, por nuk mund ti dalojë gjithësecili. Në përgjithësi, kur ata kanë folur për netë të tilla, kanë thënë për një qetësi gjatë natës, lindje e diellit me rreze që nuk të dëmtojnë. Ashtu përshkruhet edhe në kuran që Nata e Kadrit deri në mëngjes është qetësi sepse zbresin engjëjt”, tha Karaj.
