Një konflikt mes dy personave në Durrës përfundoi me plagosje. Një 26-vjeçar është qëlluar me thikë në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se autori i dyshuar është një 35-vjeçar, ndërsa vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas njoftimit të Policisë:
Rreth orës 14:00, shtetasi R.K., 26 vjeç, u paraqit në Spitalin Rajonal të Durrësit, i plagosur me mjet prerës në këmbë si pasojë e një konflikti. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se gjatë konfliktit, shtetasi A.N., 35 vjeç, i ka shkaktuar plagët. Shërbimet e Policisë janë në ndjekje të autorit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë.
