Sunday, March 15, 2026
HomeALBZbardhen fjalët e Gretës ndaj Juelës që sollën përjashtimin e saj me...

Zbardhen fjalët e Gretës ndaj Juelës që sollën përjashtimin e saj me Zarf të Zi

Përjashtimi i papritur i Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” la të shokuar si banorët ashtu edhe publikun, por vendimi drastik i “Vëllait të Madh” kishte një arsye shumë të fortë.

Shkak për skualifikimin e saj të menjëhershëm u bë një fjalor i papranueshëm që theu rregulloren kryesore të formatit.

Gjatë një debati me tone mjaft të larta dhe të ashpra me Juelën, situata degradoi duke dalë jashtë kontrollit. Tashmë janë zbardhur saktësisht fjalët dhe ofendimet e rënda që i dhanë fund rrugëtimit të Gretës.

Në kulmin e përplasjes, ajo i është drejtuar Juelës me terma denigrues, duke e quajtur: “kurve Rrugaçe, prostitutë rrugësh.”

Ky fjalor rëndë dhe etiketime të tilla nuk lënë hapësirë për justifikim. Duke pasur parasysh se “Big Brother” zbaton një politikë të tolerancës zero ndaj gjuhës së urrejtjes, bullizmit dhe ofendimeve të këtij niveli, produksioni mori menjëherë masën ekstreme.

Zarfi i Zi mbërriti në shtëpi duke i komunikuar Gretës se loja e saj kishte përfunduar aty, duke e detyruar të lërë menjëherë shtëpinë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments