Një foshnjë vetëm 2-muajshe nga Korça ka ndërruar jetë në QSUT, ku ishte dërguar me urgjencë për trajtim më të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, foshnja mbërriti në spital gjatë ditës së djeshme (13 mars) në gjendje kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta stabilizuar, foshnja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë disa orë pas mbërritjes në spital.
Rasti është marrë në shqyrtim nga organet hetimore. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se materialet i janë referuar Prokuroria e Korçës, e cila do të vijojë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Hetuesit po shqyrtojnë disa pista, ndërsa një nga dyshimet paraprake lidhet me mundësinë e kequshqyerjes, megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia që foshnja të ketë pasur probleme të tjera shëndetësore që prej lindjes.
Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e mëtejshme të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
