Një debat i fortë ka shpërthyer mes Selinës dhe Juelës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale. Gjithçka ndodhi para rreth 290 mijë ndjekësve, ku tensioni mes dy vajzave u rrit brenda pak sekondash dhe situata doli jashtë kontrollit.
Debati nisi pas një fjale që Juela i drejtoi Selinës duke i thënë “kujdes vrimën”, një koment që duket se nuk u prit aspak mirë. Pas kësaj, Selina reagoi menjëherë me tone shumë të ashpra duke i thënë: “Unë të nxjerr sytë ty!”
Por Juela nuk u tërhoq dhe iu kundërpërgjigj po aq fort: “Unë të nxjerr të tërën ty… hajde njëherë, hajde provoje!”
Pas këtyre fjalëve situata u tensionua edhe më shumë dhe debati u kthye në një përplasje të fortë verbale, duke bërë që videoja të përhapet me shpejtësi në rrjet dhe të komentohen gjerësisht nga publiku.
Momenti i debatit është bërë viral, ndërsa shumë ndjekës kanë reaguar duke diskutuar për mënyrën se si nisi konflikti dhe për reagimet e forta të të dyja palëve.
Videoja e momentit po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka ngjallur shumë reagime nga publiku.
