Saturday, March 14, 2026
HomeALBAmbrozia Meta – Hanëmja e haremit të sulltanit Edvin Rama

Ambrozia Meta – Hanëmja e haremit të sulltanit Edvin Rama

Nga Bledi Mane

Sa herë ka ndonjë sëkëlldi qeveria thërret në haremin e Edvin Ramës këtë hanëmen e Astirit. Pa përtuar, eunuku Qim Peka e bën gati kërcimtaren Ambrozë, e vesh me varak e me xixa, i mëson si të dredhë belin, si ti avitet sulltan Edvinit rreth e rrotull.

Ia lyejnë fytyrën me të bardhë veze, buzët me vishnjë qershie, mollëzat me të kuqe shege, tylin sipër fytyrës dhe e nisin te zyrat e qeverisë.

Mes çingijeve të tjera gazetare, hanëmja e Astirit bën sikur ka turp në fillim, sikur i dridhet zëri, sikur sulmon sulltanin, sulltani sikur nxehet, ulëret, bërtet dhe më pas sikur u jep urdhër ushtarëve të haremit ta nxjerri jashtë çingijen opozitare…

Kaq duhet që tellallët e perandorisë dhe ata të kundërtit të nisin batarenë e thashethemeve e të lajmeve.

Mixhilisi habitet dhe ndahet më dysh: milet që lartëson sulltanin dhe milet që vlerëson hanëmen luftëtare.

E ndërsa ky duel ka rreth 7 vjet që ndodh te i njëjti harem me të njëjtët aktorë mua keq më vjen për hanëmen Ambrozia Meta ngaqë e përdorin për interesat e tyre dy burra me mjekër. Qim Peka me këpucë me majë me lëkurë gjarpri dhe Edvin Rama me logjikë të ftohtë si gjarpri…

Vazhdo dridhe belin hanëmja e Astirit, ne mileti arnautas bukë dhe cirk duam. Ti e qan cirkun!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments