Saturday, March 14, 2026
HomeALBKam një ndjesi të keqe për Gjesti-n…” – Fjalët e Gimbos që...

Kam një ndjesi të keqe për Gjesti-n…” – Fjalët e Gimbos që sot të thyejnë zemrën ( video )

Një moment i veçantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po bën xhiron e rrjetit, pasi fjalët e Gimbos duket se kanë marrë një kuptim të fortë pas ngjarjeve që ndodhën jashtë.

Gjatë një bisede me Selinën, Gimbo kishte rrëfyer se kishte një ndjesi të çuditshme për Gjesti-n, duke thënë se nuk ndihej mirë dhe se madje e kishte parë edhe në ëndërr. Ai shprehej se kjo ndjesi ishte diçka që nuk e kishte përjetuar më parë.

“Nuk e di çfarë kam… kam një ndjesi të keqe për Gjesti-n. Më ka dalë edhe në ëndërr dhe nuk e kam pasur asnjëherë këtë ndjesi,” – kishte thënë Gimbo gjatë bisedës.

Por ajo që e bën edhe më të fortë këtë moment është fakti se pak kohë më pas u bë e ditur se Gjesti ka përfunduar në burg, duke bërë që shumë ndjekës të komentojnë se ndoshta shoku i tij kishte “ndjerë” se diçka nuk po shkonte mirë jashtë.

Kjo situatë ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, ku fansat e Big Brother po diskutojnë për këtë moment që tani duket si një paralajmërim i çuditshëm për atë që do të ndodhte më pas.

Ndërkohë, historia e Gjesti-t dhe reagimet e banorëve vazhdojnë të jenë një nga temat më të komentuara nga publiku.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments