Saturday, March 14, 2026
HomeALBO serbë, o hajna!” Protestës në Rrjoll i bashkohen qytetarë nga mbarë...

O serbë, o hajna!” Protestës në Rrjoll i bashkohen qytetarë nga mbarë Shqipëria, TENSIONOHET situata: Policia tërheq zvarrë protestuesit (VIDEO)

Në ditën e 43-të të protestës së banorëve të Rrjollit kundër resortit turistik, situata mes tyre dhe efektivëve të policisë është tensionuar sërish sot.

Në pamjet e publikuara nga Portali Veriu Sot, banorët shikohen duke u konfrontuar fizikisht me Policinë e Shtetit, të cilët tentojnë t’i largojnë nga zona.

O hajna, o serbë! Mos guxoni të na prekni me dorë, jemi në tokat tona”, dëgjohen banorët e Rrjollit duke iu drejtuar efektivëve të Policisë me tone të larta.

Nga përplasjet e ashpra të ndodhura mesditën e sotme mësohet se disa prej tyre kanë marrë lëndime dhe ndodhen në qendra spitalore, ndërsa të tjerë janë vënë në pranga.

Sakaq, thuhet se protestës së sotme i janë bashkuar edhe qytetarë nga vende të tjera të Shqipërisë.

Kujtojmë se prej më shumë se një muaji banorët e Rrjollit po protestojnë kundër realizimit të resortit turistik “Blue Borgo”, për të cilin janë shprehur se është i padrejtë, sepse dokumentet e pronësisë vërtetojnë se prona është e tyre.

Nga ana tjetër, kompania që pritet të realizojë projektin në zonën e Baks-Rrjollit ka reaguar duke theksuar se realizimi i resortit turistik është në përputhje të plotë me ligjin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments