Një deklaratë me nënkuptime nga Miri ka ndezur debat të madh mes fansave të Big Brother VIP. Në një bisedë brenda shtëpisë, ai la të kuptohet se disa lidhje në reality show mund të jenë më shumë strategji sesa ndjenja të vërteta.
Sipas tij, situata mes Brikenës dhe Mateos i ngjan shumë historisë së Luizit dhe Kiarës në fillimet e tyre. Miri u shpreh se në rastin e Kiarës, në fillim ajo nuk dukej shumë e interesuar për Luizin, por gjithçka ndryshoi pasi doli jashtë shtëpisë dhe pa popullaritetin e madh që ai kishte fituar te publiku.
Ai la të kuptohet se një skenar i ngjashëm mund të jetë duke ndodhur edhe tani, duke sugjeruar se afrimi mes Brikenës dhe Mateos mund të jetë i ndikuar nga faktorë jashtë lojës dhe jo domosdoshmërisht nga ndjenja të sinqerta.
Deklarata e tij u interpretua nga shumë ndjekës si një akuzë e drejtpërdrejtë se disa lidhje në shtëpi mund të jenë “fake” dhe të ndërtuara gradualisht për efekt të lojës dhe spektaklit.
Pas këtyre fjalëve, rrjetet sociale janë mbushur me komente, ku fansat ndahen në dy kampe: disa që mbështesin mendimin e Mirit dhe të tjerë që besojnë se marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos është e vërtetë.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë do të sjellë përplasje të reja brenda shtëpisë dhe si do të reagojnë protagonistët ndaj këtyre insinuatave.
