Është marrë vendimi nga gjykata për Gjestin, një zhvillim që ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në media.
Sipas raportimeve të fundit, ndaj tij është vendosur një masë sigurie, vendim që ka ndezur debat të madh mes ndjekësve dhe personave publikë.
Pas publikimit të lajmit, kanë ardhur reagime të shumta në rrjet. Mes tyre është edhe reagimi i Elton M. Tozaj, i cili në një postim në rrjetet sociale është shprehur i revoltuar për situatën.
“Turp për gjykatën! Po shkakun ata që e sollën këtë situatë përse nuk i paraburgosni! #LironiGjestin”, shkruan ai në reagimin e tij.
Ndërkohë, rasti i Gjestit ka ndezur diskutime të shumta në internet, ku shumë persona po kërkojnë sqarime të mëtejshme për vendimin e marrë nga gjykata.
