Një moment i papritur dhe shumë i komentuar ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku protagonisti këtë herë ishte DJ Gimbo.
Gjatë një situate plot humor dhe tension mes banorëve, DJ Gimbo ka marrë një vezë dhe e ka gjuajtur drejt në kokë Mateon, duke shkaktuar reagime të menjëhershme në shtëpi. Banorët shpërthyen në të qeshura, ndërsa vetë Mateo mbeti i surprizuar nga ajo që ndodhi.
Momenti është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku fansat e spektaklit po e shpërndajnë masivisht videon dhe po komentojnë reagimin e Mateos pas “sulmit” me vezë.
Disa e kanë marrë si një moment humoristik, ndërsa të tjerë po diskutojnë nëse ishte një veprim i tepërt brenda lojës.
