Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë ka bërë një vizitë të papritur mbrëmjen e djeshme në Kryeministri, ku është takuar me Edi Ramën.
Nga pamjet e publikuar ne media, Rama e ka pritur Guilfoyle në hyrje të Kryeministrisë ku nuk ka munguar edhe një përqafim mes tyre. Një detaj që bie në sy ishte veshja e pazakontë dhe shumë ekstravagante e ambasadores e cila shfaqet me minifund duke nxjerre ne pa linjat e saj fizike.
Kimberly Guilfoyle konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump, pasi për një periudhë ajo ka bashkëjetuar me djalin e presidentit, Donald Trump Jr., dhe prej vitesh njihet si një nga figurat kyçe të rrethit të ngushtë të Trump në politikën amerikane.
Ende nuk dihen arsyet që ambasadorja amerikane është takuar me Ramën, pasi Kryeministria nuk ka dhënë detaje dhe nuk ka pranuar të komentojë takimin. Ndërsa as Ambasada Amerikane nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për këtë vizitë të paritur dhe se asnjë personel i saj nuk e ka shoqëruar Guilfoyle në Kryeministri.
Mbetet për tu parë, nëse do të kemi një reagim zyrtar në lidhje me këtë takim misterioz në orët e vona të mërkurës.

