Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar protestën e radhës kombëtare që pritet të mbahet më 22 mars në Tiranë, duke bërë thirrje që qytetarët nga e gjithë Shqipëria të mblidhen në kryeqytet.
Gjatë deklaratës së tij, Berisha theksoi se opozita do të vazhdojë atë që ai e quajti “kryengritje paqësore” deri në arritjen e fitores përfundimtare.
“Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore!”, u shpreh ai.
Ndërkohë, protesta vjen në një moment tensioni politik, pasi jashtë sallës së Kuvendit janë zhvilluar protesta nga opozita gjatë seancës plenare ku u votua për çështjen e kërkesës së SPAK.
📌 Tashmë mbetet për t’u parë se sa qytetarë do t’i përgjigjen thirrjes për protestën e 22 marsit në Tiranë.
