Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka bërë shumë zhurmë dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në video shihet Selina, e cila fillimisht u komentua shumë pasi u puth në buzë me Gimbón, ndërsa së fundmi është parë duke puthur në buzë edhe Gretën, kunatën e saj.
Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku disa e kanë marrë si një veprim miqësor dhe spontan, ndërsa të tjerë janë habitur nga situata.
Videoja është bërë virale në Instagram dhe sipas raportimeve ka arritur rreth 500 mijë shikime, duke u shpërndarë dhe komentuar gjerësisht nga ndjekësit.
Në pamje duket se gjithçka ndodh në mënyrë të lirshme dhe në formë shoqërore, por kjo nuk e ka ndalur publikun që ta diskutojë gjatë momentin.
📹 Videoja që po bën xhiron e rrjetit ka ndezur debat mes ndjekësve në Instagram.
