Thursday, March 12, 2026
HomeALBImuniteti i Ballukut/ Pritet “luftë” në protestën e PD, Balla i dërgon...

Imuniteti i Ballukut/ Pritet “luftë” në protestën e PD, Balla i dërgon mesazhin URGJENT deputetëve të PS

Pak orë para seancës plenare, kreu i grupit, Taulant Balla ka dërguar një mesazh deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Siç ju njoftova në mbledhjen e Grupit, nesër (sot) ora 9:00 do të zhvillojmë një mbledhje Grupi në Sallën e Seancave në Parlament. Lutem merrni masa për pjesëmarrjen. Hyrja do të bëhet nga krahu i Qendrës Tregtare Toptani. Shihemi nesër”, thuhet ne mesazhin e Ballës drejtuar deputetëve socialistë.

Ditën e sotme do të shqyrtohet në rendin e ditës imuniteti i ish-zv/Kryeministres Belinda Balluku dhe njëkohësisht Berisha ka thirrur një protestë jashtë ambienteve të saj ku priten skenare dhune nga militantët demokratë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments