Thursday, March 12, 2026
HomeALBIlnisa Agolli surprizon Rogertin në Big Brother VIP, ja çfarë kërkoi ai...

Ilnisa Agolli surprizon Rogertin në Big Brother VIP, ja çfarë kërkoi ai nga Vëllai i Madh!

Një moment i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Rogerti ka marrë një mesazh surprizë nga ish-banorja e njohur, Ilnisa Agolli.

Mesazhi i mbërritur për të nuk ishte nga një ndjekës i thjeshtë, por nga vetë Ilnisa, e cila ka shprehur hapur vlerësimin për mënyrën se si ai sillet dhe komunikon në lojë.

Në mesazhin e saj, ajo theksoi se i pëlqen fakti që Rogerti flet drejtpërdrejt dhe pa filtra, duke e konsideruar këtë si një formë komunikimi që prek nervin dhe shpesh i bën njerëzit të përballen me të vërtetat që ndonjëherë i shmangin.

“Rogert të kam ndjekur, më pëlqen mënyra si flet drejtpërdrejt aty dhe pa filtra. Është një komunikim që të prek nervin… Mbase kjo është arsyeja pse shumë njerëz bezdisen. Do isha kënaqur nëse do të kishim qenë në të njëjtin Big, por edhe kështu ne të dy ndërveprojmë,” – ishte mesazhi i saj.

Pas leximit të këtij dedikimi para banorëve të tjerë, Rogerti u shfaq mjaft i lumtur dhe i entuziazmuar nga vlerësimi që mori. Ai reagoi menjëherë duke iu drejtuar kamerave dhe duke bërë një kërkesë të drejtpërdrejtë për produksionin.

“Aman Vëllai i Madh, ma sillni këtu. Respekte Ilnisa Agolli,” – u shpreh ai.

Reagimi i tij la të kuptohet se do të dëshironte shumë ta kishte Ilnisën në shtëpi si aleate ose përballë në lojë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments