Wednesday, March 11, 2026
HomeALBMateo mbron Brikenen dhe i thotë Artanit “Ishalla ta poshtërojnë gruan...

Mateo mbron Brikenen dhe i thotë Artanit “Ishalla ta poshtërojnë gruan jashtë! ( Video )

Një debat i fortë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonistë ishin Artani dhe Mateo. Gjithçka nisi kur Artani i tha Mateos se e kishte “poshtëruar” Brikenën brenda shtëpisë.

Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga Mateo, i cili reagoi menjëherë duke marrë në mbrojtje Brikenën. Ai u shpreh se nuk lejon askënd të flasë në atë mënyrë për të, pasi sipas tij ajo mund të bëhet edhe gruaja e tij në të ardhmen.

Mateo tha:

“Mos e përmend në atë mënyrë, sepse ajo mund të bëhet gruaja ime nesër. Unë kam ndjenja për të dhe nuk ta lejoj.”

Debati u ashpërsua edhe më shumë kur Mateo iu kthye Artanit me një deklaratë të fortë, duke i thënë:

“Ishalla ta poshtërojnë edhe ty gruan jashtë që ta kuptosh se çfarë po më thua.”

Momenti ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa fansat e programit po komentojnë masivisht për përplasjen mes dy banorëve dhe për mënyrën se si Mateo vendosi të mbrojë Brikenën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments