Wednesday, March 11, 2026
HomeALBAnjeza Shahini surprizon Mirit me një mesazh emocionues

Anjeza Shahini surprizon Mirit me një mesazh emocionues

Nje moment shumë emocional është transmetuar në rubrikën “Big Love” në Big Brother VIP Albania, ku këngëtarja e njohur Anjeza Shahini i ka dërguar një mesazh të ngrohtë Mirit, i cili u zgjodh dhe i preferuari i publikut.

Përmes këtij mesazhi, Shahini ka shprehur vlerësimin dhe admirimin e saj për të, duke theksuar jo vetëm talentin e tij artistik, por edhe shpirtin dhe energjinë që ai përcjell.

Abi. Fuqia e mendjes dhe zemra jote e bukur më sjellin në mendje kujtimin e gjyshes dhe familjes. Ata të shohin, të admirojnë dhe të bekojnë nga lart. Arti yt ka inspiruar breza dhe mua. Love you winner”, shkruan ajo në mesazhin e saj.

Fjalët e artistes u konsiderua si një mbështetje e fortë morale për Mirit brenda shtëpisë së famshme.

Anjeza Shahini është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare dhe mesazhi i saj ka sjellë një moment të veçantë në spektaklin e BBVA, duke treguar edhe një herë respektin që artistët kanë për njëri-tjetrin.

Për ju që nuk e dinit, Miri dhe Anjeza kanë një lidhje shumë të fortë, pasi janë kushërinj. Babai i Mirit është vëllai i babait të Anjezës, çka i bën ata të dy kushërinj të parë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments