Wednesday, March 11, 2026
HomeALBBerisha akuzon Ramën: Ka një “plan të zi” për Shqipërinë! Ja çfarë...

Berisha akuzon Ramën: Ka një “plan të zi” për Shqipërinë! Ja çfarë zbulova…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e largon Shqipërinë nga perspektiva e Bashkimit Evropian dhe po mbron interesat e tij dhe të zyrtarëve të korruptuar rreth tij

Berisha tha se Rama po përdor mandatet e deputetëve si “bajoneta” në seancën parlamentare të nesërme për të realizuar këtë qëllim.

Rama po shkëput Shqipërinë nga skenari i integrimit në BE. Ai e mbrojti Lubinë, ndaj po i përdor mandet e krimit për mbrojtën e saj dhe shkatërrimin e shqiptarëve. Ai ka zhdukur shtetin ligjor, ka shkatërruar drejtësinë vetëm për të mbrojtzur lëkurën e tij. Nuk ka ditë më të vështirë se kjo. Ai ka bllokuar dyert e drejtësisë dhe për këtë kanë folur edhe ndërkombëtarët”, u shpreh Berisha.

Më tej, Berisha nënvizoi se kryeministri ka një “plan të zi” për Shqipërinë.

Ai vendos Shqipërinë në kuadrin e një skenari më të zi, duke e shkëputur nga procesi i integrimit në BE. Pasi premtoi një ëndërr europiane, tani del si bandit pa nder dhe flamur, një padrino që pak muaj më parë fliste për pasaportën evropiane, ndërsa ka në xhep pasaportën e Beogradit.”, tha Berisha.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments