Wednesday, March 11, 2026
HomeALBI FUNDIT/ Ngjarje e rëndë, gjendet i vdekur një person, detajet e...

I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë, gjendet i vdekur një person, detajet e para

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i pajetë i moshuari Alush Kastrati, i cili ishte raportuar i zhdukur disa ditë më parë nga familjarët e tij. Sipas informacioneve zyrtare, ai ishte parë për herë të fundit më 7 mars 2026 në fshatin Zatriq të komunës së Rahovecit. 

Pas raportimit të zhdukjes, autoritetet policore kishin nisur kërkimet për gjetjen e tij, ndërsa në operacion ishin përfshirë edhe banorë të zonës.

Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur në një zonë malore, disa kilometra larg fshatit Zatriq. 

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta të vdekjes, ndërsa autoritetet janë duke vijuar hetimet për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se trupi i gjetur, bazuar në përshkrimet dhe të dhënat e njohura deri tani, dyshohet të jetë i personit të raportuar si i zhdukur.

Në vendin ku u gjet trupi kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse policore, të cilat në koordinim me prokurorin e shtetit po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i Policisë:

“Trupi i gjetur, bazuar në përshkrimet dhe të dhënat e njohura, dyshohet të jetë i personit të raportuar si i zhdukur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments