Tiranë – Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se shpejt do të dalin aktet nënligjore që do të mundësojnë hapjen e basteve sportive online në Shqipëri.
Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Shumë shpejt do dalin aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online. Është marrë ekspertizë ndërkombëtare, që kuadri ligjor për bastet online të jetë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare”, deklaroi Malaj.
Ky hap synon të formalizojë tregun e basteve online, duke respektuar praktikat ndërkombëtare dhe duke garantuar mbrojtjen e lojtarëve.
