Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik ditën e djeshme pasi një vajzë e re ka humbur jetën në QSUT pasi dyshohet se kishte konsumuar fostoksinë
Viktima e identifikuar si Xhuana Nikolli 25-vjeçe është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë helmimit.
Për momentin rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se e reja e cila ishte martuar në verë po përballej me një periudhë të vështirë në jetën personale dhe dyshohet se mes saj dhe partnerit kishte pasur konflikte.
“E ka rrahur ish-burri, kanë qenë të martuar dhe ai e ka përndjekur, dhunuar se pinte dhe s’punonte. E ka nxjerrë nëna e djalit nga shtëpia dhe janë ndarë”.
“Kjo jetonte në Lezhë, por pas ndarjes iku në Tiranë dhe ai ka shkuar atje dhe e ka dhunuar vazhdimisht si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Vajza ka qenë në depresion”.
Ndërkohë, miqtë dhe të afërmit e përshkruajnë Xhuanën si një vajzë të dashur, të brishtë dhe me zemër të mirë. Ata hedhin poshtë pretendimet se e reja ishte martuar për para, pasi sipas tyre ajo ndoqi zemrën dhe u martua me dashurinë e parë të gjimnazit, një djalë normal si gjithë të tjerët, por dhunues dhe me shpirt të zi.
“Xhuana jo vetëm ishte vajza më e bukur e Lezhës por ishte me të vërtetë një shpirt njeriu, e brishtë, e dashur, e zgjuar dhe pa djallëzira. Shoh se si po flitet e gjykohet veprimi i saj kur askush nuk e di se si ishte halli saj, shoh se si po gjykohen motrat dhe nëna e vajzës kur ne s’dimë çfarë ka ndodhur. Shoh që po gjykojnë vajzën se ishte e bukur automatikisht ishte nje vajzë qe shkonte pas lekëve.
Nderkohë që partneri i saj ishte dashuria e parë që nga gjimnazi dhe nuk ishte as i pasur, as me pozitë të mirë si personale si familjare.(Ai është thjesht një monstër si shumica e të tjerëve që luftojnë me shpirt kur s’kanë asgjë, ndërkohë kanë fatin të kenë për krahë një njeri të përkryer që kur arrijnë t’i bëjnë për vete ju humb vlera dhe i trajtojnë si lecka).
Më tronditëse janë dëshmitë se e reja ishte shtatzënë dhe ky lajm është marrë vesh nga familjarët e saj në morgun e Tiranës.
Momentalisht thuhet se ish-bashkëshortit i saj Eraldo Fizi nga Lezha është shpallur në kërkim. Ilirianews
Tragjedi e dyfishtë në Lezhë, Xhuana i dha fund jetës me fotoksinë, por ishtë shtatzënë! Prindërit e mësuan lajmin në morg. Ish-burri e përndiqte dhe dhunonte
