Pak minuta para transmetimit të Prime të Big Brother VIP, këngëtari Kristi Lamaj ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke sqaruar një situatë që ka qarkulluar së fundmi në internet.
Në një “story” në Instagram, Kristi ka deklaruar se nuk është pjesë e asnjë koncerti që po promovohet aktualisht nëpër posterat që po shpërndahen në rrjete sociale. Ai u bëri thirrje ndjekësve që të mos i konsiderojnë këto informacione si të konfirmuara.

Sipas tij, çdo koncert apo aktivitet ku ai do të marrë pjesë do të publikohet vetëm në faqet e tij zyrtare, duke paralajmëruar kështu fansat të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të rreme që qarkullojnë online.
Në fund të mesazhit, Kristi falënderoi publikun për mirëkuptimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme.
