Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të hënë që të pranojë rekursin e ish-zv.kreyeministres Belinda Balluku për masën “Ndalim i daljes nga vendi”.
Balluku depozitoi rekursin në Gjykatën e Lartë në 29 janar ku kundërshton ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit, pasi me vendim GJKKO pasaporta e saj është e bllokuar.
Ndërsa sa i përket masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kujtojë që Prokuroria e Posaçme e akuzon Belinda Balluku për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë në tendera”, në dy raste; për Tunelin e Llogarasë dhe për tre Lote të ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë.
